LAJME

Sezon i mbarë në Adriatik, Durrësi pret pushues edhe gjatë vjeshtës

Sezon i mbarë në Adriatik, Durrësi pret pushues edhe gjatë vjeshtës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2022, 09:28

Durrësi pritet të vijojë ende sezonin veror edhe gjatë fillimit të vjeshtës. Përfaqësuesit e njësive hoteliere thonë se pushuesit e huaj dhe ata nga trevat shqipfolëse vijojnë prenotimet në hotelet e bregdetit të Durrësit.

Durrësi duket se ka shënuar sezonin më të mirë turistik veror, krahasuar edhe me vitin 2019, që konsiderohet më i suksesshëm.

Statistikat në rritje kanë qenë edhe në hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit, në të cilin gjatë periudhës janar-korrik 2022, janë përpunuar 10 për qind më shumë pasagjerë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Ndërkohë, objektivi i operatorëve turistikë është që Shqipëria të mos ofrojë vetëm turizëm sezonal gjatë muajve të verës, por ta shtrijë atë përtej këtyre muajve…

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika