Agresioni i Serbisë në Kosovë i kryer më 24 shtator mbetet një nga top temat e sigurisë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.
Një grup terrorist i armatosur kreu sulm mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Lidhur me këtë akt të kryer nga Serbia, mjaft kritik është shfaqur profesori i njohur i njohur amerikan, Daniel Serwer.
Ai i jep të drejtë presidentes Vjosa Osmani, që kërkon vendosjen e saksioneve ndaj Serbisë.
“Është koha për të vendosur sanksione serioze”, shkruan ai në blogun Peacefare.
Serwer sugjeron edhe disa hapa që duhet të ndërmerren:
Pezullimi i fluturimeve të Air Serbia në SHBA dhe BE;Ngrirja e projekteve të Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi;Të pezullohen financimet zyrtare të BE-së dhe SHBA-së për projektet ekonomike (jo demokratike) në Serbi;Ngrirja e negociatave të pranimit të Serbisë në BE;Pezullimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos;Të vendosen sanksione udhëtimi dhe financiare për individët që urdhëronin dhe mbikëqyrnin stërvitjen e formacioneve paraushtarake.
Profesor në shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins në Washington, Daniel Serwer, foli edhe rreth hapave se si duhet të veprojë edhe Serbia në raport me Kosovën.
Serwer propozoi edhe shpërbërjen e Listës Serbe:
Ndjesë zyrtare, publike e Presidentit të Serbisë Presidentit të Kosovës.Dorëzimi tek autoritetet e Kosovës për gjykim të të gjithë autorëve që fshihen në Serbi.Shpërbërja e partisë politike Lista Serbe.Përfundimi i dokumentuar i të gjithë armatimit dhe pajisjes së forcave rebele brenda Kosovës.Tërheqja e dokumentuar e të gjitha forcave sekrete të sigurisë serbe nga territori i Kosovës”.