Rrahjet në Burgun e Dubravës janë shpeshtuar ditët e fundit.
Një përleshje mes dy personave ka ndodhur mbrëm, ku sipas informacioneve të para, i burgosuri U.K., ka sulmuar fizikisht gjatë natës të burgosurin tjetër, V.K., ashtu që pas një konflikti verbal e kanë rrahur me grushte e shqelma, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Si masë parandaluese që të mos eskalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë, ndërsa i burgosuri që u sulmua ka marrë trajtim mjekësor, teksa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, që ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor’.