LAJME

Sërish rrëshqitje të gurëve në rrugën Prizren – Reçan

Sërish rrëshqitje të gurëve në rrugën Prizren – Reçan
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Dhjetor 2021, 15:34

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare Kryetarit i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se ka pranuar informatë se sërish ka patur rrëshqitje të gurëve në rrugën nga Prizreni për në Reçan.

Totaj ka thënë se kjo rrugë është në kompetencë të ministrisë, por kam kërkuar nga kontraktori i Komunës së Prizrenit që të ndërhyjë menjhëherë në pastrimin e kësaj rruge.

Shkrimi i plotë:

Jam informuar sërish për rrëshqitje të gurëve në rrugën nga Prizreni për në Reçan megjithëse në masë jo të madhe.

Edhe pse mirëmbajtja e saj është në kompetencë të ministrisë, kam kërkuar nga kontraktori i Komunës së Prizrenit që të ndërhyjë menjhëherë në pastrimin e rrugës që të jetë kalueshme për qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika