LAJME

Sërish protestohet nesër para ZRRE-së për të kunërshtuar shtrenjtimin e rrymës

Sërish protestohet nesër para ZRRE-së për të kunërshtuar shtrenjtimin e rrymës
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2025, 20:59

Akivistët e iniciativës “Asnjë cent më shumë” kanë njoftuar se përsëri do të protestojnë nesër para zyrave të ZRRE-së.

Kjo protest do të mbahet nesër në orën 08:00.

“Pas sulmit brutal ndaj aktivistëve/eve dhe mbrojtjes së hapur që shteti po i bën interesave të KEDS-it, ne nuk do të ndalemi. Asnjë rrahje, asnjë arrestim dhe asnjë presion nuk na ndalë ta kërkojmë të drejtën tonë.

Nesër, e enjte, në orën 08:00, do të jemi sërish te zyrat e ZRrE-së për të vazhduar bllokadën. Ju ftojmë të bashkoheni!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Policia e Kosovës arrestoi sot disa aktivistë të kësaj iniciative që protestuan para zyrave të ZRRE-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika