LAJME

Sërish mospajtime për rezolutën e PDK-së, s’merren vesh se në cilën pikë ta trajtojnë

Sërish mospajtime për rezolutën e PDK-së, s’merren vesh se në cilën pikë ta trajtojnë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Prill 2026, 09:51

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar sërish që rezoluta për mbrojtjen e viktimave të luftës të  votohet në këtë seancë si pikë e parë e rendit të ditës.

Ajo ka falënderuar të gjitha grupet parlamentare për kontributin në hartimin e tekstit të rezolutës, duke thënë se nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo për votim.

“Sa kuptova tashme është arritur dakordim. Mirëpo ne insistojmë që kjo pikë të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës. Sepse nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo për trajtim. Nuk është turp as dobësi që shumica parlamentare ta pranojë një kërkesë të PDK-së”, ka thënë ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se dy deputetë po punojnë në tekstin e rezolutës, duke shtuar se ajo mund të votohet sapo të përfundojë puna.

“Unë ju kisha lutur ta lëmë sipas rendit të ditës të propozuar tashmë dhe sapo ta kemi dakordimin final të rezolutës ta miratojmë atë”, ka thënë ajo.

Shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar që para marrëveshjeve ndërkombëtare të votohet rezoluta për ngritjen e çmimeve të naftës.

“Përmbajtja e ligjeve është tepër e rëndësishme por nuk ka urgjencë të shihemi si makineri votimi e ligjeve që ju i sillni me urgjencë. Propozojmë që rezoluta jonë të dalë para marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka pyetur se ku qëndron problemi i Vetëvendosjes që sipas tij, nuk do ta vendosë si pikë të parë të rendit të ditës.

Ka shtuar se nuk e di se si do të merren vesh për presidentin kur nuk po arrijnë të merren vesh as për një rezolutë.

Rezoluta është vendosur në votim që të trajtohet para pyetjeve parlamentare por ka pasur mungesë kuorumi. Vetëm 52 deputetë kanë marrë pjesë në votim./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika