Policia e Kosovës ka sekuestruar dhjetëra armë në Gojbulë të Vushtrrisë, pas një vendimi për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Është kontrolluar një shtëpi dhe disa objekte përcjellëse tek serbi 73-vjeçar, me inicialet M.M.
Armët e sekuestruar janë dy pushkë automatike, tetë karikator të pushkës, dy pushkë të gjata, një armë të gjatë, nëntë raketahedhës, dy granata dore, 1100 fishekë dhe pjesë të ndryshme të armëve dhe uniformës ushtarake.






