Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepra penale, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e Kosovës.
Serbit i konfiskohen 300 zogj pulash, tentoi të futet ilegalisht në Kosovë

Sipas policisë, të njëjtit gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




