LAJME

Serbia voton edhe një rezolutë kundër Rusisë

Serbia voton edhe një rezolutë kundër Rusisë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2022, 17:58

Serbia ka “ngritur dorën” edhe një herë kundër Rusisë. Të enjten, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi edhe një rezolutë, përmes të cilës u fajësua Rusia për krizën humanitare të shkaktuar në Ukrainë si pasojë e agresionit mbi këtë vend.

Serbia ishte mes 140 vendeve që votuan pro kësaj rezolute, ndërkohë pesë vende ishin kundër e 38 të tjera abstenuan.

Serbia kishte votuar edhe më 2 mars pro një rezolute që dënonte agresionin e Rusisë mbi Ukrainën.

Në arsyetimin e shtetit serb, u tha se kjo u bë për interesa të saj, meqë duke mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës, “mbron integritetin territorial të Serbisë”, duke iu referuar Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika