LAJME

Serbia vendos forcat e sigurisë në kufirin me Kosovën në “gatishmëri të plotë luftarake”

Serbia vendos forcat e sigurisë në kufirin me Kosovën në “gatishmëri të plotë luftarake”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Dhjetor 2022, 08:39

Media britanike, Sky News ka raportuar se forcat serbe të sigurisë në kufirin me Kosovën janë vendosur në gjendje të “gatishmërisë së plotë luftarake”.

Sipas tyre, urdhëri u dha nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gasiq, i cili tha se po vepronte sipas udhëzimeve të presidentit, Aleksandar Vuçiq në mënyrë që “të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë”.

“Kosova nuk i është përgjigjur kësaj lëvizje”, thuhet në raportimin e Sky News, përcjell Klankosova.tv.

Kjo media gjithashtu ka rikujtuar edhe dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Muajin e kaluar, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe oficerët e policisë serbë në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj një vendimi të qeverisë për targat”, thuhet tutje në raportim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika