- Reklama -

Serbia po shpopullon Luginën e Preshevës edhe me letra

Fshirja e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po shqetëson në masë të madhe, përfaqësuesit të shqiptarëve atje. Ata, thonë se qëllimi i Serbisë është asimilimi i shqiptarëve në këtë zonë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve po bëhet me qëllim që të ndryshohet përbërja demografike.

- Reklama -

“Një proces juridik që Serbia p e shfrytëzon për të pasivizuar adresat dhe për të ndryshuar strukturën etnike të popullsisë. Edhe në Bujanoc e Preshevë po vazhdon ky trend por në një tempo më të ulët. Më shqetësuese situatë është në Medvegjë ku deri më tani janë fshirë mbi 1,200 votues shqiptarë të kësaj komune”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shaip Kamberi.

“Një qasje e tilla ka për qëllim diskriminimin sistematik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Faza e fundit e asimilimit përkatësisht shpopullimit të shqiptarëve edhe përmes dokumentacioneve”, deklaroi Ragmi Mustafa.

Ndërsa kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi, thotë se ligji për vendbanim po zbatohet në mënyrë selektive.

“Ligji po zbatohet në mënyrë selektive sidomos në Medvegjë. I njëjti ligj nuk po zbatohet për minoritetet tjera e as për serbët”, deklaroi Belgzim Kamberi.

Për çregjistrimin e adresave të shqiptarëve kanë reaguar ministritë e jashtme, të Kosovës dhe Shqipërisë, duke kërkuar reagim ndërkombëtar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort