Në qendër të Beogradit të premten në mbrëmje një numër i madh serbësh ka dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pas pushtimit që ky shtet nisi ndaj Ukrainës.
Përderisa e gjithë Perëndimi është mbushur me protesta që kundërshtojnë veprimet e Vladimir Putinit, në Serbi ka ndodhur e kundërta.
Me këngë e mesazhe mbështetëse, serbët i kanë ofruar përkrahje pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.






