Home LAJME Serbi vret me thikë gruan e tij shqiptare në Austri

Serbi vret me thikë gruan e tij shqiptare në Austri

0
Serbi vret me thikë gruan e tij shqiptare në Austri

Një shtetas serb 59-vjeçar ka vrarë sot gruan e tij shqiptare 50-vjeçare në Innsbruck të Austrisë.

Sipas policisë së provincës austriake të Tirolit, serbi, i cili ende nuk ka arritur të identifikohet, sulmoi me thikë gruan në një apartament të përbashkët, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, raporton mediumi austriak “Kronen Zeitung”, përcjell lajmi.net.

Policia u lajmërua për rastin rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të gruas. “Të gjitha tentativat për reanimim rezultuan të pasuksesshme”, njoftoi kryeprokurorja Katja Tersch.

Sipas mediumit austriak, arma me të cilën është kryer vrasja është një thikë kuzhine. Vrasësi u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë. Ai nuk rezistoi përgjatë arrestimit.

Përgjatë ditës së sotme pritet të kryhet autopsia e viktimës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here