LAJME

Serbët në veri të Mitrovicës sot protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Serbët në veri të Mitrovicës sot protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2023, 10:01

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet një protestë, në veri të Mitrovicës, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.

Protesta është paralajmëruar të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Bëhet e ditur se i njëjti organizim ishte paralajmëruar se do të mbahej të hënën. Por, organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë./RTKlive/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika