Trysnia e Listës Serbe, parti e dirigjuar nga Beogradi, ndaj serbëve lokalë në Kosovë po vazhdon të rritet edhe në pjesën qëndrore të vendit tonë.
Nëse veriu i vendit deri më tani ka qenë “ishulli” në të cilin Lista Serbe ka vepruar duke i terrorizuar qytetarët serbë të Kosovës, kjo organizatë tashmë efektin po e arrin edhe në Shtërpcë. Kjo komunë drejtohet nga Dalibor Jevtiq i Listës Serbe.
Pikërisht për shkak të Listës Serbe dhe Jevtiqit, serbët kanë filluar të largohen nga Shtërpca.






