LAJME

Serbët lokalë bllokojnë rrugën në Rudarë

Serbët lokalë bllokojnë rrugën në Rudarë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2022, 14:20

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por raportohet se kjo vjen pas arrestimit të Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës./ REL

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika