Njeriu i parë i ekipit serb për negociata në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Policia e Kosovës, në bazë të raportimeve “anonime”, dje ka marrë në bisedë informative drejtorin e Qendrës për Punë Sociale dhe kryetaren e organeve paralele të instaluara në Kamenicë.
“Në ato raporte “anonime” shkruhet se dikush e ka detyruar dikë të shkojë në tubim në Beograd dhe kur sheh se çfarë thuhet në atë raport “anonim, të rremë, nuk ka asgjë”, as nuk thuhet se kush akuzohet dhe as në kënd po bëhet presion. Nuk tregohet, “sepse nuk ka presion”, serbët e Kosovës “e duan Serbinë dhe presidentin e tyre Aleksandar Vuçiq” dhe të gjithë duan të vijnë të mbështesin presidentin në tubimin e 26 majit“, ka pretenduar Petkoviq duke u përpjekur ta kryejë obligimin e tij që të jetë sa më servil ndaj liderit të tij suprem.





