Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Menendez, është deklaruar pas takimit që ai ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se angazhimi i SHBA-ve me Kosovën dhe rajonin është më vendimtar së kurrë.
Tutje po ashtu ka thënë se, ai ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur ndaj sigurisë se Kosovës.
“Kam pasur nderin të prisja në Kapitol Kryeministrin e Kosovës Albin kurti. Shpreha angazhimin tim të palëkundur ndaj sigurisë dhe shqetësimeve të Kosovës në lidhje me veprimet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i SHBA me Kosovën dhe rajonin më të gjerë është më vendimtar se kurrë”, ka thënë senatori Menendez.