Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA-ve me Kosovën dhe rajonin është më vendimtar së kurrë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|May 20, 2022
Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA-ve me Kosovën dhe rajonin është më vendimtar së kurrë

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Menendez, është deklaruar pas takimit që ai ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se angazhimi i SHBA-ve me Kosovën dhe rajonin është më vendimtar së kurrë.

Tutje po ashtu ka thënë se, ai ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur ndaj sigurisë se Kosovës.

“Kam pasur nderin të prisja në Kapitol Kryeministrin e Kosovës Albin kurti. Shpreha angazhimin tim të palëkundur ndaj sigurisë dhe shqetësimeve të Kosovës në lidhje me veprimet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i SHBA me Kosovën dhe rajonin më të gjerë është më vendimtar se kurrë”, ka thënë senatori Menendez.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika