LAJME

Senati i Universitetit të Prizrenit zgjedh përfaqësuesit e rinj në Këshillin Drejtues

Senati i Universitetit të Prizrenit zgjedh përfaqësuesit e rinj në Këshillin Drejtues
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2026, 07:54

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren njofton se në mbledhjen e mbajtur më 24 korrik 2026, ka zgjedhur katër përfaqësuesit e rinj nga radhët e tij në Këshillin Drejtues të Universitetit.

Për anëtarë të Këshillit Drejtues u zgjodhën:

  • Prof. dr. Ercan Canhasi
  • Prof. Asoc. dr. Isuf Lushi
  • Prof. Asoc. dr. Xhafer Beqiraj
  • Prof. Ass. dr. Jasmin Jusufi

Sipas njoftimit, anëtarët e sapozgjedhur do ta fillojnë mandatin e tyre më 1 tetor 2026, datë nga e cila do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në kuadër të Këshillit Drejtues të Universitetit.

“Këshilli Drejtues është organi më i lartë i qeverisjes së Universitetit, përgjegjës për drejtimin strategjik, mbikëqyrjen e zhvillimit institucional dhe miratimin e politikave që lidhen me funksionimin akademik, administrativ dhe financiar të institucionit. Me këtë vendim, Senati ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të tij në Këshillin Drejtues për mandatin e ri, duke kontribuar në forcimin e qeverisjes institucionale dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit të Prizrenit.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika