Kreu i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj me bashkëpuntorë sot kanë vizituar Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren.
Me këtë rast Selmanaj ka thënë se është për keqardhje që në ambientet ku veprojnë mungojnë kushtet elementare që aktivitetin e tyre ta kryejnë me dinjitet.
“Pensionistët dhe Invalidët e punës, meritojnë më shumë përkrahje dhe kujdes nga institucionet publike.
Ditën e filluam me një takim shumë të mirë në Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës – OKPIP në Prizren.
Bashkë me bashkëpuntorë dëgjuam nga afër hallet dhe kërkesat e pensionistëve dhe invalidëve të punës. Pamë nga afër edhe kushtet në të cilat po i kryejnë veprimtaritë e tyre.
Është për keqardhje që në ambientet ku veprojnë mungojnë kushtet elementare që aktivitetin e tyre ta kryejnë me dinjitet. Më erdhi keq që rrymën, ujin dhe mirëmbajtjen e paguajnë me financa të veta. E papranueshme!
LDK do të mbetet gjithmonë krah i fortë i të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për një shoqëri të hapur dhe me dinjitet!”, ka shkruar Selmanaj.