Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, vizitoi familjen e veprimtarit të ndjerë të këtij subjekti politik, Adem Thaçi, me ç’rast e nderuan me mirënjohje Post – Mortem.
Në një postim në Facebook, Selmanaj u shpreh se puna dhe aktiviteti i pandalshëm i Thaçit për vite të tëra, e bën emrin e tij të paharrueshëm për LDK-në.
“Faleminderit për mikpritjen, Familja Thaçi. Të nderuar me mirëpritjen e familjarëve, bashkëshortes, djemve dhe nipave të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, z. Adem Thaçi i cili fatkeqësisht nuk gjindet më në mesin tonë. Në nderim të gjithë veprimtarisë dhe punës së palodhshme, të bacit Adem apo siç e thirrnin të gjithë “Daja Adem”, vizituam familjen e tij dhe në emër të LDK-së dega në Prizren, e nderuam me mirënjohje Post – Mortem. Puna e tij, aktiviteti i pandalshëm me vite të tëra, emrin e tij e bën të paharrueshëm. Lidhja Demokratike e Kosovës, me humbjen e Adem Thaqit, humbi një atdhetar të pashoq i cili gjithmonë i shërbeu Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së, z. Adem Thaçi! Përherë do ta kujtojmë me pietet të lartë!”, shkruan Selmanaj në Facebook./TVPrizreni/