Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po synon të vendosë nën kontroll institucionet e pavarura shtetërore përmes emërimeve të fundit në poste kyçe.
Selmanaj: Vetëvendosje po synon nënshtrimin e institucioneve të pavarura

Sipas Selmanajt, brenda dy ditëve janë ndërmarrë veprime që, sipas tij, dëshmojnë për përqendrimin e ndikimit politik në institucione, duke përmendur dekretimin e Zejnullah Gashit si Kryeprokuror, emërimin e Feride Podvoricës si ushtruese e detyrës së Sekretares së Kuvendit dhe renditjen e Nora Kelmendit si kandidatja më e poentuar për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ai vlerësoi se këto zhvillime tregojnë një tendencë për kontroll politik mbi institucionet, ndërsa kritikoi opozitën për mungesë reagimi. Selmanaj tha se heshtja përballë përqendrimit të pushtetit rrezikon demokracinë dhe bëri thirrje për reagim dhe përgjegjësi në mbrojtje të institucioneve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

