Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në ambientet e LDK-së në Prizren ka pritur në takim veprimtarët e LDK-së në Zvicër.
Ai është shprehur se Kosova është e bekuar me mërgatën dhe njerëzit që asnjëherë nuk e ndalin kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit tonë.
“Kënaqësi t’i mirëpres në ambientet e selisë së LDK-së në Prizren, veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe njerëzit që dhanë kontribut të veçantë për çështjen kombëtare. Kosova është e bekuar me mërgatën dhe njerëzit që asnjëherë nuk e ndalin kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit tonë.”, shkruan Selmanaj.





