LAJME

Selmanaj për tubimin me hasjanët e Prizrenit dhe të Gjakovës: Dëshmi se tradita dhe bashkimi janë forca jonë e përbashkët

Selmanaj për tubimin me hasjanët e Prizrenit dhe të Gjakovës: Dëshmi se tradita dhe bashkimi janë forca jonë e përbashkët
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2025, 20:34

Kreu i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka ndarë disa fotografi nga tubimi me banorët e regjionit të Hasit të komunës së Prizrenit dhe atë të Gjakovës. Selmanaj është shprehur se hasjanët e bashkuar, të fortë dhe të frymëzuar dëshmojnë se tradita dhe bashkimi janë forca jonë e përbashkët.

“Sonte me LDK-në, jehona e HASIT ishte e fuqishme! Në një tubim madhështor dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme u bëmë bashkë Hasi i Prizrenit dhe ai i Gjakovës. Në këtë ngjarje domethënëse, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës shfaqën unitetin e tyre dhe përkushtimin për të ardhmen e këtij rajoni. Ishte një privilegj i veçantë të shohim hasjanët të bashkuar, të fortë dhe të frymëzuar, duke dëshmuar se tradita dhe bashkimi janë forca jonë e përbashkët!”, shkruan Selmanaj në Facebook, raporton TV Prizreni.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika