Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me bashkëpuntorë ka pritur në takim urues kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, bashkë me bashkëpuntorët e tij.
Sipas njoftimit të degës së LDK-së në Prizren, në këtë takim, kryetari Selmanaj dhe kryetari Xheladini kanë diskutuar për qështjet që janë në interes të qytetarëve dhe koordinimin mes dy degëve tona për fuqizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
- Reklama -
Ndryshe LDK, javë më parë ka mbajtur Kuvendin e dhjetë zgjedhor të saj, ku kryetar i degës është rizgjedhur, Driton Selmanaj me 74 vota, duke lënë pas kundërkandidatin e tij Nderim Gashi, i cili fitoi vetëm 17 vota.
- Reklama -