Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se liberalizimi i vizave nuk është më në dorën e Kosovës.Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret e kërkuara nga Brukseli.“Dua të them shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për mungesën akoma të një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës që është liberalizimi i vizave.
Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka zbatuar detyrat e saj ose të them ato detyra që na janë listuar nga BE-ja. Tashti kemi disa rekomandime ose vlerësime qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit… që ky vendi të merret”, ka thënë Selmanaj.





