Të dielën është përkujtuar 25 vjetori i masakrës në lagjen “ Tusus”, ku u vranë e masakruan 27 civilë të pafajshëm nga dora gjakatare e armikut serb. Për të nderuar martirët, në varrezat ku ata prehen të qetë ishte edhe kreu i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj.
Ai me këtë rast ka thënë se kjo lagje ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe se thirrja jonë për drejtësi nuk do të ndalet asnjëherë.
“Sot, përkujtojmë 27 martirët e masakrës së Tusuzit, të cilët nuk lëshuan shtëpitë tyre gjatë krimeve makabre të pushtuesve serbë.





