- Reklama -

Selmanaj kritikon Edona Llalloshin për këngën kushtuar Albin Kurtit

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka folur për këngën që këngëtarja Edona Llalloshi i ka kushtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Zvicër.

Selmanaj ka shprehur pakënaqësinë e tij për përmbajtjen dhe nivelin e këngës, duke e konsideruar atë të papranueshme.

- Reklama -

“Tragjikomedi. Më vjen keq edhe për atë këngëtare që e kam vlerësuar më përpara, madje e kam dëgjuar dhe më vjen keq ku deri ku bjen niveli, edhe i artit, edhe artistave. Për mua janë këto gjëra kalamash, jo që i takojnë njerëzve serioz, shteteve serioze, ose së paku atyre që pretendojnë për seriozitet. Unë gjithmonë nuk i kam pasur për qejf kur edhe figurave historike, edhe të vdekurve ju kanë dedikuar këngë, e lere më për të gjallët”, ka thënë Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Ai ka shtuar se kënga nuk reflekton respekt ndaj figurës së dedikuar dhe ka paralajmëruar një reagim të mundshëm nga këngëtarja.

“Mendoj që Edona Llalloshi nesër ose më vonë do të jetë e turpëruar me këngën që e ka bërë edhe e ka kënduar. Dikur do të provojë të fshijë këtë këngë ose këtë pamje nga YouTube dhe çdo platformë tjetër, por do të jetë vonë. Njerëzit e tillë duhet të jenë të kujdesshëm sepse jeta publike ka peshë”, ka theksuar Selmanaj./teve1/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort