LAJME

Selmanaj: Kosova duhet të forcojë orientimin euroatlantik dhe lidhjet me SHBA-të

Selmanaj: Kosova duhet të forcojë orientimin euroatlantik dhe lidhjet me SHBA-të
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Qershor 2026, 17:15

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje për forcimin e orientimit strategjik të Kosovës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë, duke theksuar se vendi nuk ka luksin të mbetet neutral në zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Përmes një postimi publik, Selmanaj ka vlerësuar se projektet si gazifikimi i Ballkanit dhe ndërtimi i rrjeteve të sigurta 5G, të përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, janë pjesë e një vizioni strategjik që e afron Kosovën me SHBA-të dhe Perëndimin.

Ai ka theksuar se orientimi euroatlantik duhet të jetë konsensus kombëtar dhe jo çështje debatesh partiake, duke kërkuar nga institucionet që të marrin vendime strategjike në përputhje me interesat afatgjata të shtetit. Selmanaj ka paralajmëruar se çdo hezitim në këtë drejtim mund të ketë pasoja për të ardhmen e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika