- Reklama -

Selmanaj e pyet Liburn Aliun: Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndërru vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka kritikuar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliun, për shkuarjen e tij në Beograd, ku mori pjesë në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor.

Selmanaj ka shkruar në Facebook se kur ishte arritur Marrëveshja e Ëashingtonit në shtatorin e vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se hekurudha Durrës-Prishtinë dhe lidhja e saj në rrjetin hekurudhor në regjion dhe Europë Qendrore, ia mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.

- Reklama -

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor, Selmanaj e ka pyetur ministrin Aliu nëse Serbia tash del në Adriatik, apo Adriatiku ka ndërruar vend.

“Kur u arrit Marrëveshja e Ëashingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik. Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin. Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!..Hipokrizia e mashtruesve”, ka shkruar Selmanaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort