LAJME

Selmanaj dhe Hoti takuan ndërmarrësit dhe biznesmenët hasjanë në Zagreb të Kroacisë

Selmanaj dhe Hoti takuan ndërmarrësit dhe biznesmenët hasjanë në Zagreb të Kroacisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2024, 11:55

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, kanë takuar ndërmarrësit dhe biznesmenët hasjanë në Zagreb të Kroacisë. Selmanaj është shprehur krenarë dhe falënderues për fisnikërinë dhe punën e palodhur të burrave hasjanë, prej të cilëve, sipas tij, sot hanë bukën hasjane të gjitha kombet e rajonit dhe më gjerë,

”Ndjenjë e veçantë të takojmë njerëz të mirë dhe puntorë në Zagreb të Kroacisë.

Burrat hasjanë, dikur kanë marrë rrugët e botës për të fituar sa për të jetuar, kurse sot janë shëndrruar në ndërmarrës dhe biznesmen shumë të suksesshëm.

Nga duart e tyre sot hanë bukën hasjane të gjitha kombet e rajonit dhe më gjerë.

Me punë arrihet gjithçka ishte motoja e tyre.

Ju lumtë! U jemi falënderues dhe krenar për fisnikërinë tuaj!”, shkruan Selmanaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika