Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për raportimet se në Kosovë, metra e drurit ka arritur deri në 100 euro.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka mbetur pa institucione që kujdesen për qytetarët e vet.
“E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona”, ka shkruar ai.





