“Duket që s’ka gjasa që kosovarët të udhëtojnë lirshëm deri para 2024’ës, nëse jo kurrë”.
Kështu ka konstatuar ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një cicërime në Twitter referuar raportimeve të djeshme për “vërejtjet” e Spanjës dhe Suedisë ndaj propozim të presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton gazeta online Reporteri.net.





