LAJME

Selim Pacolli: Erdogan kishte sjell me vete kuzhinierin dhe vetëm stafi i tij ishte lejuar t’i shërbente në dhomën e hotelit

Selim Pacolli: Erdogan kishte sjell me vete kuzhinierin dhe vetëm stafi i tij ishte lejuar t’i shërbente në dhomën e hotelit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2021, 11:10

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka folur për periudhën sa ishte menaxher kryesor në hotelin e Behgjet Pacollit në Prishtinë.

Ai ka përmendur figura të ndryshme politike që kanë qëndruar në hotel – ndër ta dhe Bill dhe Hillary Clinton, Joe Biden, e Recep Tayyip Erdogan.Por, Pacolli ka përmendur specifikisht presidentin turk, Erdogan.

Sipas tij, Erdogan, posa kishte arritur në hotel, kishte pasur kërkesa ndryshe nga diplomatët tjerë perëndimorë.

Tutje tregon se Erdogan kishte sjell me vete kuzhinierin e tij dhe se vetëm stafi i tij ishte lejuar të shërbente në dhomë.

“Presidenti turk erdhi me specifikat e tij të veçanta, deri të kuzhinieri i tij. Cdo gjë që është përgatitur në kuzhinën e hotelit, është testuar fillimisht është analizuar nga kuzhinieri që e kishte sjell me vete dhe pastaj, ai ushqim është shërbyer vetëm nga njerëzit e tij në dhomën ku ka qenë”, tha Pacolli në KojshiaShow, transmeton Telegrafi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika