Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Zhur të Prizrenit kanë hasur në një automjet të modelit Lamborghini pa targa, ngasësi i së cilës raportohet se ishte një i mitur 11-vjeçar. Tutje, Policia ka raportuar se pranë tij si pasagjerë ishte babai i të miturit.
Pasi që poseduesit e automjetit nuk patën asnjë dokument fizik mbi pronësinë e mjetit, vetura u konfiskua, ndërsa prindit të ngasësit i është shqiptuar gjobë – vendim për kundërvajtje.
“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policore në fshatin Zhur kanë hasur në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai. Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit. Poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantojë fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit. Nga policët në detyrë, prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë – vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar. I njëjti është dërguar në stacionin policor të Prizrenit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri dhe për të mbajtur rend dhe qetësi, si dhe rregull në komunikacion.”, njofton Policia e Kosovës./TVPrizreni/