Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:15, në një shtëpi në Prizren, njësitet patrulluese policore të Stacionit Policor Prizren, gjatë kryerjes së procedurave të nevojshme për ndriçimin e një ankesë nga një qytetar lidhur me mosmarrëveshje me fqinjin e tij , në shtëpinë e të dyshuarit kanë vërejt të varur në mur një armë zjarri-pushkë.
I dyshimti deklaroi se arma është kujtim nga lufta e fundit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në vendin e ngjarjes ka dal sektori i hetimeve i stacionit Policor të Prizrenit, të cilët e kanë sekuestruar armën-pushke automatike, një karikator dhe 20 fishek të cilat ishin pa leje.






