Policia e Kosovës njofton se me datën 8 mars 2023, rreth orës 18:20, Policia ka pranuar informatë se një person ndodhet në një lokal në fshatin Zhur dhe posedon një armë, ku për një moment edhe e ka ekspozuar.
Patrulla policore e Stacionit Policor të Prizrenit i është përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje ka takuar të dyshuarin, nga i njëjti në vend ngjarje është sekuestruar një (1) pistoletë me mbishkrimin PISTOLETË P1, cal. 9 mm x19, një (1) karikator dhe pesë (5) fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit.






