Drejtoria rajonale e Policisë së Gjilanit të enjten ka sekuestruar kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në Kllokot, Partesh dhe Ranillug, komuna me shumicë serbe, e që dyshohen se ishin ilegale.
Sekuestrohen kamera ilegale në tri komuna me shumicë serbe

Për rastin është iniciuar vepra penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.
“Sekuestrimi i kamareve është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale ‘Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’ nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës me numër 04/L-076, neni 25 dhe ligjit numër 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

