Policia kufitare e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra në kufi, ku janë sekuestruar 300 litra vaj motorik.
Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
“Si rezultat i kësaj, sot me datë 11.01.2021, rreth orës 13:35, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet vetura Wolsfagen Passat, ngjyrë e kaltër e mbylltë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (I.J.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veri, përmes rrugëve ilegale”, thuhet në komunikatën e policisë.





