Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të djeshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona. Sekuestrimi erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.
Sekuestrimi i drogës në Lipjan, Ambasada amerikane: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Drejtori i Policisë së Kosovës: Droga ishte kamufluar në 400 pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Kudos për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.
Ndryshe, një ditë më parë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar shtatë persona. /Telegrafi/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

