Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Sekretari amerikan, Rubio: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Në urimin e sekretarit amerikan të shtetit thuhet se SHBA-të mbeten të palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.
SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.
SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë” – u shpreh ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

