Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se asgjë nuk e arsyeton sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti, e ku mbrëmë refuzoi që t’i jap ndihmën një pacienti të moshuar në QKMF-në në Podujevë.
Por, ai ka thënë se mjeku Hoti ka kontrolluar 2280 pacientë brenda 90 ditëve, numër ky mjaft i lartë, për çka Sejdiu aludon se mund të ketë ndikuar në sjelljen e tij.
“Një mjek 64 vjeçar, unë mora statistika dje nga Qendra Mjekësore në Podujevë, ku gjatë ditës së djeshme i ka kontrolluar 47 pacientë dhe për tremujorin e parë ka pasë 2280 pacientë. Ajo është mbingarkesë”, u shpreh ai.





