- Reklama -

Sejdiu: Kuvendi “i pazareve” i 2019-s në LDK i parapriu rezultatit të dobët në zgjedhje

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kthyer në kujtesë Kuvendin e nëntë zgjedhor në LDK, duke thënë se ai “kuvend i pazareve të konsensusit” solli rezultatin e rëndë për LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më 3 gusht 2019, Isa Mustafa kishte fituar mandatin e tretë në krye të LDK-së. Ai ishte zgjedhur kryetar me aklamacion, duke marrë shumicën e votave nga 355 delegatët e zgjedhur në kuvendet e degëve. Sejdiu, që ishte pretendent për kryetar, kishte marrë vetëm 78 vota. Pasi s’kishte marrë përkrahjen ai kishte lëshuar sallën gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Kuvendi kishte vazhduar me dyer të mbyllura.

- Reklama -

Të premten, pak ditë pasi Isa Mustafa njoftoi dorëheqjen si pasojë e rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Sejdiu ka publikuar në Facebook videon e fjalimit që kishte mbajtur në atë kuvend zgjedhor. Aty ai dëgjohet teksa akuzon krerët e atëhershëm të LDK-së, përfshirë Mustafën, se nuk kishin pranuar bashkëpunim për të “ndihmuar në ecjen përpara të LDK-së”, teksa e ka quajtur atë kuvend si të pazareve.

“Paralajmërimi im në Kuvendin e IX-të të LDK-së, që ishte kuvend i pazareve “të konsensusit” dhe i pamundësimit të garës demokratike, veprime këto të cilat e sollën këtë rezultat të LDK-së sot”, ka shkruar ai në Facebook si përshkrim të videos.

Atë kohë Sejdiu kishte kërkuar që të ndryshonte një nen statusor që norma 50 për qind plus një votë të ndryshojë për t’ia mundësuar dikujt garimin.

LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit mori vetëm 13 për qind të votave, që paraqet rezultatin më të dobët në histori të kësaj partie. Ajo u rendit e treta. Pas humbjes, Isa Mustafa njoftoi për dorëheqjen teksa u zotua se shpejt do të thërrasë Kuvendin e ri zgjedhor për zgjedhjen e kryesisë së re të LDK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort