Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten, nga ora 17:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare.
Në rend dite janë 10 pika, mes tyre edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ai për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor e të tjera.





