LAJME

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pasdite

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pasdite
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2021, 12:41

Seanca e Kuvendit të Kosovës për të votuar rreth zgjedhjes së presidentit pritet të mbahet sot pasdite.

Kështu kanë thënë burime të Front Online.

“Gjasat janë që me u mbajt sot pasdite sepse përfundojnë afatat kushtetuese”, ka thënë shkurt ky burim për Front Online.

Kandidat për të parin e vendit janë Vjosa Osmani dhe bashkëpartiaku i saj, Nasuf Bejta.

Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet./Front Online

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika