Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u caktua që seanca e parë për sesionin vjeshtor do të mbahet të enjten më 15 shtator 2022.
“U dakorduam që sesioni i parë vjeshtor të mblidhet me 15 shtator ora 10:00. Me këtë rregullore parashihet që sesioni fillon me miratimin e procesverbale nga seancat e kaluara, pastaj janë deklarimet jashtë rendit ditës, pyetjet parlamentare dhe tri projektligje të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Kusari-Lila.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se opozita ka propozuar debat parlamentar grevën e përgjithshme të sindikatave dhe u dakorduam që ta kenë si pikë të 8 të rendit të ditës. /Telegrafi/