Së shpejti në Prishtinë do të ndërtohet rezidenca e re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka njoftuar kryetari Shpend Ahmeti duke treguar se sot është nënshkruar marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë.
Postimi i plotë:
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ambasadën Amerikane
Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë, për ndërtimin e rezidencës së re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, z.Philip Kosnett.
Kjo pronë e paluajtshme i ofrohet në shfrytëzim Ambasadës Amerikane për 99 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.