Për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë, tash e tre ditë SBASHK-u ka hyrë në grevë të përgjithshme.Ani pse të enjten fëmijët në Kosovë kanë pritur se do të nisin shkollimin e tyre, kjo nuk pritet të ndodhë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva nuk pritet të ndalet deri në realizimin e kërkesave të sindikatave.Ai thotë se humbja e orëve të mësimit për nxënësit duhet të jetë dhimbje për Qeverinë jo për sindikatat.
“Greva do të vazhdoj edhe me 1 shtator e më tej se është shpallur me 25 gusht dhe greva do të mbyllet vetëm atëherë kur realizohen kërkesat jo vetëm të SBASHK-ut por edhe federatave të tjera që janë pjesë e BSPK-së. Ne e dimë që fëmijët do të humbasin por që 10 muaj rresht jemi angazhuar që të bëjmë zgjidhje por Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap dhe kjo duhet ta ketë dhimbjen tek nxënësit sepse ne e kemi bërë të pamundurën e mundësia është tani te kjo Qeveria por kjo mundësi është që të ulët dhe të bisedoj me sindikatat për kërkesat e tyre, dhe nëse ata kanë dhimbje për nxënësit le ta dëshmojnë duke u ulur me ne dhe duke na ofruar zgjidhje”, tha ai për Front Online.





