LAJME

Scholzi e Macroni letër edhe Kurtit: Tregoni gatishmëri për vendime të vështira

Scholzi e Macroni letër edhe Kurtit: Tregoni gatishmëri për vendime të vështira
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shtator 2022, 19:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Të njëjtën letër gjatë ditës e ka pranuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në letër thuhet se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

Scholz e Macron kanë njoftuar edhe Kurtin se kanë ngarkuar me punë këshilltarët e politikës së jashtme dhe sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij.

Tutje edhe Kurtit i është bërë thirrje për të treguar gatishmëri për zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira që shpijnë drejt progresit të dialogut.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika